Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka shfyrtëzuar rrjetet sociale për të reaguar pasi u shpall kampion i Evropës në Lisbona të Portugalisë.
Dita e sotme (e shtunë) ishte e madhe për sportin e Kosovës, e në veçanti për xhudon.
Kjo pasi, Akil Gjakova ia sjelli një medalje të artë Kosovës në sportin e xhudos, duke u shpallur kampion i Evropës.
Xhudisti pejan fitoi pesë ndeshje, para se ta fitojë finalen ndaj Tohar Butbul dhe të shpallet më i miri në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Disa orë pasi u shpall më i miri i Evropës, Akili ka reaguar në profilin e tij privat në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë, e në veçanti trajnerin Driton Kuka.
Postimi pa ndërhyrje i Akil Gjakovës
KAMPION EVROPIAN 2021
Faleminderit te gjitheve per perkrahjen dhe besimin.
Faleminderit trenerit tim Driton Toni Kuka per kohen e kushtuar.
https://www.facebook.com/AkilGjakova/posts/2812730375655267