1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

BE në alarm: Mbi 150 mijë ushtarë rusë po vendosen në kufirin me Ukrainën

Rekomandime

Rreth 150 mijë ushtarë po grumbullohen në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës, në një rritje tensioni që mund të shndërrojë atë zonë në një fushëbetejë me pasoja të pakontrollueshme.

- Advertisement -

Shifrën nuk e deklaruan burime lokale, por vetë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, spanjolli Joseph Borrell, gjatë një mbledhje virtuale të ministrave të Jashtëm.

Borrell shtoi se Moska po përqendron aty materiale të shumta, madje edhe spitale provizore dhe depozita. Spanjolli nuk deklaroi burimet e këtij informacioni, por i gjykoi si të besueshme.


Sipas tij bëhet fjalë për grumbullimin më të madh ndonjëherë në atë kufi, dhe kulmon një situatë që prej javësh është rindezur mes dy vendeve. Moska përzuri një diplomat të Kievit për spiunazh ndërkohë që një përgjigje simetrike u krye nga pala ukrainase.

- Advertisement -

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi vendimin rus si “të pajustifikuar, i pashpjeguar dhe shumë shqetësues”, ndërkohë që Moska flet për një kundërpërgjigje legjitime nga ato që cilëson si provokime të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit