9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gazetarja serbe e nxjerr bllof Petkoviqin, ia djeg keq propagandën

Rekomandime

Tetë persona të nacionalitetit serb u ndaluan nga policia e Kosovës dje në Vushtrri, duke u liruar më pas.

- Advertisement -

Në mesin e të ndaluarve, ishte edhe gazetarja Tamara Grujiç.

Madje, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq, tha se gazetarja u arrestua, por, kjo e fundit ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se ndalesa nga Polica e Kosovës u bë thjeshtë për një kontroll identiteti.

- Advertisement -

Gazetarja që po realizon shfaqjen humanitare “Me Tamarën në veprim”, tha se ekipi i saj është i lirë dhe nuk ka qenë aspak i arrestuar.

Për lajmin e rremë që e dha kjo zyrë, ka reaguar edhe Blerim Vela nga zyra e presidentes së Kosovës, duke thënë se gjithçka është një gënjeshtër tjetër e sajuar nga Serbia.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit