3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Novosti: Palestina në ofenzivë kundër Kosovës te vendet myslimane

Rekomandime

Palestina ka kërkuar nga vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që të ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën, për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem, pretendon gazeta proqeveritare serbe “Novosti”.

Sipas kësaj gazete, ministri i jashtëm i Palestinës, Riyad al Malki, këtë kërkesë e ka theksuar në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-së.

- Advertisement -

Sipas Al-Malki, marrëdhëniet duhet të ndërpriten, sepse vendimi i Kosovës shkel ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare, por gjithashtu haptas sulmon popullin palestinez dhe të drejtat e tij. Nëse anëtarët e OBI-së e pranojnë këtë kërkesë, Kosova do të përballej me një humbje të madhe të mbështetjes, pasi pavarësia e Kosovës u njoh nga 30 vende të organizatës prej gjithsej 57 sa janë anëtarë.

Vlerësohet se ata zyrtarisht nuk do të tërhiqnin vendimet e njohjes, por një numër i madh i tyre me siguri nuk do ta mbështesnin më Kosovën në përpjekjet e saj për të hyrë në organizatat ndërkombëtare”, shkruan Novosti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit