Shefi i misionit të EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është emocionuar derisa ka rikujtuar vizitën e parë në Prishtinë dhe takimin me Ibrahim Rugovën në vitin 1992. Ai këtë të fundit e ka quajtur ‘babai i Kosovës moderne’.
Wigemark e ka takuar sot kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Lidhur me këtë takim ka njoftuar vetë Wigermark në profilin e tij zyrtar në tëitter, duke rikujtuar vizitën e parë në Prishtinë si diplomat suedez të realizuar në vitin 1992.
Ai thotë se atë botë kishte takuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin Wigemark e quan edhe “babai i Kosovës modern”.
“Përgjatë vizitës time të parë si një diplomat i ri suedez në Prishtinë në gushtin e vitit 1992 isha i nderuar të takoha babain e Kosovës modern dhe presidentin e saj të parë, Ibrahim Rugova. Të qëndruarit pranë portreitt të tij me liderin e ri të partisë së vjetër të Rugovës, ishte një ndjenjë disi historike”, ka shkruar Wigemark.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
During my first visit as a young Swedish diplomat to Pristina in August 1992, I was honored to meet the father of modern 🇽🇰 and its first President, Ibrahim Rugova. To sit next to his portrait with the new leader of Rugova’s old party LDK, @LumirAbdixhiku, somehow felt historic. pic.twitter.com/EFRQhmql1w
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) April 23, 2021