Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri që të ndajnë me shtetin e Kosovës përvojat e tyre për ecjen para në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO.
Ai këto pohime i bëri përgjatë takimit që pati me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, raportojnë mediet malazeze.
Gjukanoviq deklaroi se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje edhe për procesin dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Mediet raportojnë se Hysa dhe Gjukanoviq kanë folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19.
“Presidenti ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka uruar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me shpresën që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të shtetit tonë fqinj, me të cilin i ndajmë dhe për të cilat përpiqemi bashkërisht”, thuhet në njoftim dërguar medieve malazeze.