Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviq, thotë se nuk përjashtohet që “letra sllovene” në të cilën projektoheshin ndryshime të kufijve në Ballkanin perëndimor, të ketë burimin në Shqipëri.
“Nuk përjashtohet që ai dokument të vijë nga kuzhinat shqiptare”, ka thënë Radmanoviq.
Ai thotë se një letër e tillë është në dëm të Serbisë dhe pretendon se aty fshihet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”
Radmanoviq ka thënë se Edi Rama ka qenë i vetmi që pranoi të shihte një dokument të tillë.
“Bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka zgjedhjet në 25 prill. Qëllimi i programit të të cilit është një Shqipëri e Madhe. Nuk ka asnjë diskutim që “non-paper” u krijua në kuzhinën shqiptare me disa struktura inteligjence”, ka shtuar tutje Radmanoviq, shkruan Kosovo Online, trasnmeton Express.
Një projekt të tillë për lëvizje të kufijve e kanë kundërshtuar ashpër nga Gjermania e Merkelit. Ministri Michael Roth ka thënë se ideja e prekjes së kufijve është e rrezikshme.
Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga Sllovenia, meqë thuhej se një dokument i tillë ishte projektuar nga kryeministri slloven Janez Jansha.