8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Sinjal fataI”, zyrtari gjerman: Dyshohet se ky shtet qëndron prapa propozimit që sjell pasoja të paparashikuara në Ballkan

Rekomandime

Hoferer: Non-paper me pasoja të paparashikuara, por nuk do të gjejë mbështetje brenda BE-së

Kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetari federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, ka komentuar për dokumentin non-paper, që u publikua nga media sllovene, i cili flet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

- Advertisement -

Në një bisedë për gazetën “Bota sot”, Hoferer ka thënë se zhvendosja e kufijve në Ballkan mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Sipas tij, ky dokument sugjeron kufij të ri, sipas kritereve etnike.

“Pavarësisht nga fakti që ky dokument non-paper i pretenduar nuk erdhi nga pena e kryeministrit slloven Jansa – pasi qeveria sllovene ka mohuar ndërkohë autorësinë e saj – unë do të doja të theksoja sa vijon: Zhvendosja e kufijve është një lojë me zjarrin dhe mund të ketë pasoja të paparashikuara. Non-paper i pretenduar që u zbulua nga platforma “Necenzrirano” sugjeron kufij të rinj në Evropën Juglindore sipas kritereve etnike”, është shprehur zyrtari gjerman.

Ai ka theksuar se ideja është që të realizohet ajo që çoi në Iuftërat e tmrshme në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë në vitet 1990.

- Advertisement -
Christian Hoferer

“Propozimi është që të shkatërrohet i gjithë rendi i pasluftës në Evropën Juglindore dhe të bëhet pikërisht ajo që çoi në Iuftërat e tmrshme në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë në vitet 1990”, ka thënë Christian Hoferer për gazetën “Bota sot”.

Ai është shprehur mirënjohës që qeveria gjermane është kundër shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Hoferer e ka quajtur sinjal fatal, propozimin e zgjidhjes së problemeve, duke i zhdukur pakicat.

- Advertisement -

“Unë jam shumë mirënjohës për Qeverinë Gjermane, e cila në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë se “integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i vendosur dhe i paprekshëm”. Kjo vlen edhe për një shkëmbim të mundshëm të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ideja e zgjidhjes së problemeve të pakicave, duke i zhdukur pakicat është një sinjal fatal”, ka thënë më tej Hoferer.

Ai beson se ky propozim nuk do të gjejë mbështetje nga BE-ja serioze. Ai dyshon që prapa botimit të këtij dokumenti, është qeveria ruse.

“Personalisht, gjithashtu nuk besoj se një person serioz brenda BE-së do ta mbështesë këtë ide. Autorizimi i këtij dokumenti është ende i paqartë. Dyshohet se qeveria ruse qëndron pas botimit të kësaj letre. Të paktën do të kishte një interes të ligjshëm në destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Hoferer për “Bota sot”.

Kundër idesë së ndryshimit të kufijve, ka folur kryediplomati gjerman Heiko Maas, gjatë vizitës së tij në Kosovë të enjten e kaluar. Ai ka theksuar se Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër ri-vizatimeve kufitare në Ballkan, kur është pyetur për “non-paper”-in slloven.

“Nuk e di nëse ka projekte të tilla pasi që është folur për një “non paper”. Ndërsa për konstatimet që i përmban rreth ndryshimit të kufijve, qeveria gjermane i refuzon në mënyrë kategorike. Sepse, kjo nuk do të çonte drejt zgjidhjes së konflikteve, por do t’i ashpërsonte ose t’i shtonte ato”, ka deklaruar Maas para gazetarëve.

Qeveria e Sllovenisë e udhëhequr nga Janez Jansa, ka mohuar se dokumenti ka dalë nga zyra e saj, duke mos dashur të komentojë “çështje” që sipas saj, nuk “ekzistojnë”. Ajo ka akuzuar opozitën e majtë sllovene, se janë burim i kësaj çështjeje.

Sipas non-paper-it të publikuar në median sllovene, parashihet bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë, bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë, çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit