1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

NATO deklarohet për idetë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë dalë pas dokumenteve “non-paper”, të cilat pretendojnë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spekulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në asgjë”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anëtare të reja.

- Advertisement -

Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtuar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.

Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre dokumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur parasysh se janë anonim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit