2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Premierliga iu kërkon gjyqtarëve t’i ndërpresin ndeshjet në kohën e iftarit, që lojtarët ta prishin agjërimin

Rekomandime

Liga elitare e futbollit anglez, Premierliga, do t’iu kërkojë të gjithë gjyqtarëve të ngarkuar për t’i gjykuar ndeshjet e mbrëmjes gjatë ramazanit të bëjnë pushim të shkurtër në kohën e iftarit, në mënyrë që t’ua mundësojnë lojtarëve myslimanë prishjen e agjërimit.

- Advertisement -

Gjyqtarëve iu është kërkuar të bisedojnë me kapitenët e ekipeve para ndeshjeve, në mënyrë që ndeshjet të ndërpriten shkurtimisht sa për t’ua mundësuar lojtarëve myslimanë prishjen e agjërimit në kohën e iftarit.

Të hënën mbrëma, Leicester City dhe Crystal Palace u pajtuan para ndeshjes me gjyqtarin Graham Scott për një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes së Premierligës në minutën e 60-të, për t’ua mundësuar Wesley Fofanas dhe Cheikhou Kouyates të bënin iftar.

Besohet se kjo ishte ndeshja e parë në historinë e Premierligës kur gjatë lojës pati pushim për t’i lejuar lojtarët myslimanë të hanë dhe të pinë gjatë ndeshjes, sapo të ketë perënduar dielli, në përputhje me rregullat e ramazanit.

- Advertisement -

Premierliga e lejon një gjë të tillë nëse kapitenët e të dy ekipeve dhe gjyqtari i ndeshjes pajtohen.

Por Premierliga dëshiron që gjyqtari dhe kapitenët të bisedojnë para ndeshjes për një të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit