2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serwer u dërgon selam Kurtit e Vuçiqit përpara se të fillojë dialogu

Rekomandime

Njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor ka konsideruar se në Serbi duhet të ngritën diskutime më serioze sesa pretendimet politike e territoriale ndaj Kosovës.

- Advertisement -

Serwer, me anë të blogut të tij ‘Peacefare’, ka thënë se Kosova, po ashtu, duhet të heq dorë nga ideja e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, si dhe t’i sigurohen më shumë të drejta popullit serb e Kishës Ortodokse serbe.

“Në Serbi, ky vit duhet të përfshijë diskutime shumë më serioze sesa ka ndodhur deri më tani se si dhe pse sovraniteti mbi Kosovën u humb nën Millosheviqin dhe pse nuk mund të rikthehet tani”, ka shkruar Serwer.

Teksa ka përmendur këtë, ai më lart ka cekur edhe kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj njohjes diplomatike të Kosovës. Ky i fundit përfolet të ketë thënë se Kosova nuk do marrë njohje deri në përfundim të mandatit të tij, respektivisht deri më 2022’ën.

- Advertisement -

Reklamë

Në anën tjetër, ai e ka konsideruar edhe si “ide shkatërrimtare” bashkimin me Shqipërinë, ide kjo e sponzorizuar që nga koha në opozitë nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

- Advertisement -

“Në Kosovë, këtë vit duhet diskutim shumë më serioz rreth sigurimit të të drejtave dhe respektimit të popullsisë serbe në të si dhe Kishës Ortodokse serbe. Bashkimi me Shqipërinë nuk është thjesht një ide e keqe por një shkatërrimtare”, është shkruar tutje.

Ai e ka konsideruar shterpë platformën e dialogut nga BE’ja midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën thotë se nuk ka pasur asnjë progres për një arsye të fortë.

“Dialogu ekzistues i sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka bërë praktikisht asnjë përparim për tetë vjet, gjatë katër prej të cilave ai u shpërqendrua nga ndarjet e dukshme midis Uashingtonit dhe Brukselit”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, ka bërë me dije se më 11 maj krerët shtetëror të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish për t’u takuar për dialogun.

Pjesëmarrjen e ka kundërshtuar Kurti, gjatë kohës sa po qëndronte në Bruksel dhe zhvillonte takime me krerët më të lartë të BE-së.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t’ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, deklaronte i pari i ekzekutivit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit