14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Parashikimi i ish-diplomatit britanik: Serbia do ta njohë Kosovën

Rekomandime

Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, ishte i ftuar në emision “Face” me gazetarin boshnjak Senad Haxifejzoviq. Aty, ai dha disa parashikime të bujshme, ndër të cilat tha se Serbia do ta njohë Kosovën.

- Advertisement -

“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën! Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Srpska, ky është plani. Mund të ketë konflikt përreth Bërçkos, Mostarit dhe Mitrovicës së Veriut. Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes “non-paper”. “Non-paper” nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.

Siç tha udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridgeit, tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, dhe se nuk parashikon luftë.

“Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH. Lloji i vetëm i konfliktit në të cilin ata mund të çojnë është një përsëritje e konfliktit të vitit ’99 në Kosovë. Është një vetëvrasje politike! Boshnjakët nuk kanë ushtri, nëse sulmojnë serbët, do të kenë problem me Serbinë, do ta humbin integritetin e tyre moral. Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për të pamundurën. Nëse Republika Srpska shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia e ka me Kosovën. Situata ka ndryshuar, njerëzit janë ndarë, ekziston një kufi i qartë që ndan Republika Srpskan nga Federata. Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik, serbët dhe malazezët janë afër. Si mund të jeni i sigurt që boshnjakët ose shqiptarët do të fillonin një luftë, është një luftë me një gjë të pamundur. Unë nuk jam dakord me pozicionin e serbëve të Bosnjës. Derisa të mos plotësohen dëshirat e serbëve, nuk do të ketë paqe në Ballkan”, tha Less.

- Advertisement -

Kur u pyet nëse është për “Shqipërinë e Madhe” apo “Serbinë e Madhe”, Less tha:

“Unë nuk mbështes asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara. Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Srpska. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar. Nuk do të ketë riorganizim të rajonit në të ardhmen e afërt. Biden nuk do ta pranojë atë. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e konflikteve të vogla përreth Bërçkos, Mostarit dhe Mitrovicës”, tha Less.

- Advertisement -

Ai shtoi se Serbia do të afrohej edhe më shumë me Rusinë nëse Republika Srpska do të ishte bashkuar me Serbinë, e cila sipas tij do ta krijonte një shtet më të fortë pro-rus në Ballkan, i cili nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara.

“Bashkimi i Serbisë dhe Republika Srpskasdo të ishte një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku Washingtoni do ta tregonte çmimin. Serbia do të pranonte humbjen e Kosovës, nëse në këmbim të saj fiton Republika Srpskan, ky është një plan afatgjatë. Serbët do të përpiqen të tregojnë se BeH është një shtet i pamundur që nuk ia vlen të ruhet dhe se Amerika do të lejojë shpërbërjen e BeiH, duke zgjidhur kështu dy probleme në të njëjtën kohë. Serbia e humbi momentin e saj, ajo kishte mundësinë nën administratën e Trump, koha ka skaduar. Asgjë nuk do të ndodhë për katër vitet e ardhshme. Serbët janë gati të presin katër vjet për ta arritur qëllimin që e duan për dy dekada. Serbia po lufton për ta arritur qëllimin e saj, Shengeni i Vogël është një nga frontet deri në realizimin e projektit të ‘Serbisë së Madhe’”, tha Less.

Kur u pyet pse të gjithë të mos i bashkojnë forcat dhe ta bëjnë një Ballkan të plotë në BE ku nuk ka kufij ose probleme, Less u përgjigj:

“Ajo politikë ka dështuar. Franca nuk dëshiron të dëgjojë për këtë, me zgjerimin e BE-së, ndikimi i saj dobësohet. Rajoni po përpiqet të përmbushë kriteret për BE-së sepse ato janë nën barrën e shteteve. Rajoni nuk do të hyjë kurrë në BE. Ata kishin mundësi për 20 vjet, nuk patën sukses”, përfundoi Less.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit