4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A do ketë protesta në rast se Osmani e Kurti nuk garantojnë për lirimin e ish-krerëve të UÇK’së, flasin nga OVL-UÇK

Rekomandime

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Iuftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka komentuar raportimet se presidenti kroat ka ofruar garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një përgjigje për lajmi.net, Klinaku ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës.

- Advertisement -

“Është dashur institucionet e Kosovës ta bëjnë një veprim të tillë pasi që ajo Gjykatë është miratuar nga vetë ata, atëherë normal që do të duhej të japin garancë që ish-krerët apo ish-pjesëtarët e UÇK-së të mbrohen në liri dhe jo të rrinë me vite nëpër burgje e në fund të shpallen të pafajshëm. Ka pasur mundësi që të garantojë shteti jonë së bashku me organet e sigurisë që ata të mbrohen në liri deri në gjykimin e tyre”, ka thënë Klinaku.

Tutje, ai ka folur edhe për mundësinë e protestave nga OVL e UÇK-së në rast se institucionet e vendit nuk angazhohen në këtë drejtim, por ka thënë se një gjë e tillë nuk është planifikuar.

“Jo nuk kemi planifiku asgjë dhe për këtë punë vendosin organet drejtuese. Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë. Mirë ka qenë këta me garantu, e a pranohet apo jo është çështje tjetër”, ka thënë Klinaku.

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se përpos Kroacisë, garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë ofruar edhe Austria dhe Sllovenia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit