Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas sulmit që pësoi në tru.
Infermierja nga Spitali i Mitrovicës ka thënë se babai i Veselit është në gjendje të palëvizëshme.
“E kam përcjellë për shkak të kryetarit të PDK-së. Është në gjendje të rëndë qysh e kam parë, për informata më të detajuara jep mjeku, Është i palëvizshëm”, ka thënë ajo për T7.
Njëjtë tha edhe kryeinfermieri i Klinikës së Neurologjisë, i cili gjatë ditës publikoi edhe një fotografi me babain e Veselit.
Kadri Veseli është parë dje gjatë ditës duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij.
T7 me burime mëson se Kadri Veseli pas vizitës është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Ai nuk është lejuar të vizitojë shtëpinë e tij në Mitrovicë, e as banesën e tij në Prishtinë.