3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mjeku shqiptar në SHBA tregon sa na mbrojnë Pfizer dhe Moderna

Rekomandime

Pavarësisht se vaksinat anti-covid tani janë në përdorim masiv në të gjithë botën, kërkuesit shkencorë vazhdojnë të hulumtojnë mbi efektivitetin e tyre dhe sa ndihmojnë, jo vetëm në përhapjen e infeksionit, por edhe sa na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes Covid-19.

- Advertisement -

Një nga studimet më të fundit i publikuar në faqen zyrtare të CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) është ai i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë të John Hopknis Medicine.

Një hulumtim ky që flet për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes, që mund të çojnë në humbje jete. Efektiviteti rezultoi 94%.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, doktor Arbër Shehu, i cili është pjesë e grupit të kërkuesve shkencorë që kanë realizuar studimin në John Hopkins, në Meryland të ShBA-së, tregoi më shumë detaje.

- Advertisement -

“Numri më i madh i pacientëve që po sulmohen nga Covid dhe po hospitalizohen janë personat e moshuar. Dhe kur ka filluar dhënia e vaksinave ka filluar me stafin mjekësor, pastaj me personat e moshës mbi 65 vjeç.

Ideja paralelisht me projektin është që çdo dy javë ne kemi takime të drejtpërdrejta me CDC, këtu bëjnë pjesë 200 mjekë të gjithë Amerikës.

- Advertisement -

Grupi analizoi fillimisht vaksinë e Pfizer dhe Moderna te personat mbi 65 vjeç. Arritëm në përfundim, pra të gjithë të dhënat që rrjeti i dha CDC, është se personat e vaksinuar janë të mbrojtur 94% nga hospitalizimi. Pra, edhe nëse e marrin virusin ta kalojnë lehtë”, tha mjeku shqiptar./Shqip

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit