Sot është dita e katërt që punëtorët e sektorit publik po shijojnë pushimin.
Shumë nga ta kanë zgjedhur vendet fqinje, Shqipërinë e Malin e Zi për tu soditur në temperaturat verore që po mbretërojnë këto ditë.
Një veturë zyrtare ka arritur në vendin luksoz të Malit të Zi, Budva.
Indeksonline ka siguruar fotografinë ku shihet vetura e shtetit në ditë pushimi.
Nuk dihet arsyeja që vetura 5Z po sillet në Budva, por gjasat janë tejet minimale që të jetë atje me punë zyrtare!