14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Austria tregon a ka garantuar për ish krerët e UÇK’së

Rekomandime

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar në burgun e Hagës.

- Advertisement -

Kroacia nuk ka dhënë garancë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK-së.

Lajmi u demantua nga Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate.

Ndër shtetet e përmendura që sipas të gjitha gjasave ofruan mundësi të garancisë për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Kroacia, Austria dhe Sllovenia.

- Advertisement -

Mirëpo këto garanci të supozuara po dështojnë. 

Përmes përgjigjes Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.

- Advertisement -

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Në media pati raportime të shumta lidhur me ofrimin e garancisë nga shtetet mike të Kosovës, por që një gjë e tillë po del të jetë e pavërtetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit