4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Eurodeputeti austriak: Prezenca e Albin Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë kolegët

Rekomandime

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai në Kanal 10 ka dhënë mendimin e tij edhe për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Bruksel.

- Advertisement -

Mandl ka thënë se prezenca e Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë kolegët.

Tutje, ai ka shtuar se dëshiron stabilitetin e Kosovës në aspektin politik.

Mes tjerash, Mandl ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij, duhet të përfundojë një marrëveshje me njohje reciproke të të dyja vendeve.

- Advertisement -

“Rezultati i dialogut duhet të jetë njoha e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo për mendimin do ta hapë derën edhe për njohjen e pak shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, sepse të gjitha këto shtete kanë probleme të brendshme, dhe ndonjëherë e lidhinme mosnjohjen e Serbisë. Duhet të ketë njohje të ndërsjellë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit