2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gërvalla-PDK-së: Ju e formuat Specialen, ju jeni fajtorë që prijësit tuaj janë në Hagë

Rekomandime

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla iu është përgjigjur akuzave që kohëve të fundit i janë bërë asaj sa i përket Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Gërvalla iu drejtuar opozitën që Gjykatën Speciale e keni krijuar ju dhe se sa i përket krimeve të luftës ju nuk keni ndërmarr asgjë. Ajo shprehet se kjo Gjykatë nuk ka pikur nga qielli mirëpo është nënshkruar nga ju.

Në fund ajo thotë se ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe tash envoja për ta sqaruar atë po ju bënë të merrni me sajime për mua.

“Kjo Gjykatë Speciale nuk është instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është e instaluar nga ju. Pse është instaluar nga ju? Sepse ju, jo vetëm që nuk e keni luftuar, por nuk keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e veprave pas 1999. Por ju jeni munduar kështu ta evitioni gjykimin e tyte në Kosovë dhe ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale, të mos flasim për pjesën e asaj që ju e keni votuar Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli, mos ju ka kapur amnezia dhe të mos bëhemi qesharak, ju e dini shumë mirë si është krijuar Gjykata Speciale. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatë Speciale atë e keni krijuar ju dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar pse e keni bërë një gjë të tillë dhe prandaj merrni çdo ditë me sajime dhe gënjeshtra të tilla dhe absolutisht ju siguroj që kjo nuk është forma të cilen ju do t ëmudn të ja shpjegoni veprimet e tuaja të së kaluarës përkrahs së juaj, gjejeni një zgjidhje tjetër. Pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj gjenden në Hagë, ju duke mohuar të vërtetën”, u shpreh Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit