2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kastrati tregon pse e shtyu sot Zybën në sallën e Kuvendit: Më erdhi nga mbrapa, më kapi dorën

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar përplasjen që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, ku ishte i përfshirë edhe vetë ai.

Kastrati thotë se duke dalë nga salla e Kuvendit, ata janë ndaluar të dalin.

- Advertisement -

Ai po ashtu tha se janë ofenduar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, fjalë të cilat thotë se nuk mund t’i thotë.

“Shiko këtu ne dojmë me lëshu sallën, ne bllokohemi prej tyne, kjo është non sense. E shtyva se ky më erdhi pas shpine, as që kom pas kontakt me to, vjen pas shpinës e ma kap dorën. Kta jon mësu qashtu për mbrapa se përpara nuk dalin”, tha Kastrati në Kanal10.

Kastrati u pyet se çfarë i tha ai Pecit, ndërsa thotë se nuk e di.

- Advertisement -

“Jo nuk di. Na mbyllën derën. Zotëri Peci që as nuk e njof për ndonjë gjurmë në këtë vend. Me arrogancën e vetë, na fyu ky diçka që spo du as me përmend, ai qe tepër arrogant. Pastaj erdh edhe ai Zyba nga prapa, nuk e di cka tha se ka pas shumë zhurëm”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit