Naser Rafuna i drejtohet Kurtit: Plotësoni të drejtat e artistëve

0
89

Aktori kërkon plotësimin e të drejtave të artistëve.

Me anë të rrjeteve sociale, aktori Naser Rafuna ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.

Me anë të asaj letre, Rafuna kërkon që të plotësohen të drejtat e artistëve, duke i nënvizuar ato në disa pika.

Ai thotë se nuk është pjesë e asnjë institucioni për të cilët flet letra, por që artistët meritojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

“Sot kam dorëzuar kërkesën te Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë, dhe kam shpresën që Kryeministri shumë shpejt do ta bëj realitet këtë kërkesë time.

Mediat lirisht mund ta marrin dhe ta publikojnë këtë kërkesë, kauzë e dhjete ravë artistë të teatrit. Ju falemnderit.