3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kjo 76 vjeçare Kosovare mban tërë familjen nga puna e saj me punë dore (Video)

Rekomandime

Në qytetin e Vushtrrisë çdo të premte në tregun e qyetit mund ta takoni zonjën Duda, transmeton RTV21.

Zonja Duda është një 76 vjeçare nga qyteti i Vushtrrisë, që ka një pervojë pune 52 vjeçare. Mirëpo pervoja e saj kishte filluar më herët, duke qëndisur veshmbathje të ndryshme në fshat.

- Advertisement -

Zonja Duda ka një dashuri të madhe ndaj punë dores dhe pavarësisht sfidave që i dolën perballë ajo nuk u ndal së punuari ato.

Tanimë siç shpjegon Zonja Duda në Kosovë apo perkatësisht në Vushtrri ka rënë interesimi rreth veshjeve kombetare, sepse ka shumë modele të ndryshme më të reja dhe më moderne.

Puna e veçantë e Zonjes Duda ka lënë përshtypje edhe vendeve jashtë Kosovës, sepse puna e saj është punim i punuar me dashuri. Puna të cilen e punon 76 vjeçarja nga Vushtrria mbahet e tërë familja e saj.

- Advertisement -

Shpeshherë është këshilluar nga familjarët e saj që ta braktis punën dhe të pushoj mirëpo për Zonjën Duda kjo është e papranueshme :”Ashtu si nje njeri smund te rrije pa duhan, as une nuk mund te rrije pa pune dore” u shpreh ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit