Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton Express.
Kjo është një prej pikave që figuron te rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë, dokument ky i publikuar në media.
“Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në pikën 2 të rendit të ditës.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në orën 15:00.