Shqipe Selimi për fjalët e Gervallës: Rexha do të kthehet e do të flasë vetë, atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vendoset pika

0
231

Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti Selimi, e që njëkohësisht është edhe gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet nga Specialja në Hagë, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka reaguar ndaj disa shkrimeve për të cilat ajo thotë se Rexha do të flasë vetë, atëherë shumë kur pikëpyetjeve do t’ju vendoset pika.

Mehmeti Selimi thotë se ka thirrje në adresën e saj kinse duhet të reagojë në rastet kur përmendet emri i Rexhep Selimit. Por, deputetja thotë se nuk do t’ua rrisë vlerën këtyre postimeve sepse për më tepër, ato postimeve i ka parë edhe vetë Rexhep Selimi sa ishte në Kosovë.

Tutje, deputetja tha se Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje që ta mbrojë bashkëshortja e tij. Ajo paralajmëroi se Selimi do të kthehet dhe do të flasë vetë. Madje sipas saj, shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Kujtojmë se para pak ditëve, u raportua për disa shkrime të ministres Donika Gërvalla, ku ajo kishte thënë për Rexhep Selimin se ky i fundit është figurë e botës së krmit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes Mehmeti Selimi: