Fotografi në xhepin e uniformës së babait, familjarët thonë se u inspiruan nga një ushtar amerikan

    0
    105

    Gjatë ditës së sotme fotografia e Akilit – njëmuajsh në xhepin e uniformës ushtarake të babait të tij, u bë virale në Kosovë.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me familjarët e Akilit, ku treguan edhe se nga u inspiruan për këtë fotografi.

    Halla e Akilit, Shpresa Ujkani tha për se për këtë fotografi u inspiruan nga një ushtar amerikan.

    “Në këtë fotografi është nipi im, djali i vëllait”.

    ”Doja të kem një kujtim për qejfi për veten dhe familjen. Për këtë fotografi jam inspiruar nga një fotografi e një ushtari amerikan”.

    Ujkani mes tjerash tha se nuk e mendonte që fotografia të bëhej virale.