3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Programi i Qeverisë| Si do t’i rrisë Albin Kurti vendet e punës

Rekomandime

Rritja e vendeve të punës është synim afatgjatë i Qeverisë së Kosovës.

Kështu thuhet në programin e Qeverisë.

- Advertisement -

Qeveria Kurti synon të ndërlidh tregun e punës me arsimin profesional.

Nxitja e punësimit të qëndrueshëm është synim afatgjatë i Qeverisë, që do të arrihet nëpërmjet disejnimit të skemës për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

Do të mbështesim të punësuarit e rinj për periudhën e rimëkëmbjes ekonomike si dhe do të krijojmë një skemë për punësimin e garantuar për të rinjtë.

- Advertisement -

Po ashtu, do të punojmë për ndërlidhjen e tregut të punës dhe arsimit profesional, që përfshin krijimin e sistemit informativ për tregun e punës, zgjerimin e shërbimeve të punësimit dhe aftësimit profesional me shërbime të reja, si dhe bashkëpunimin me sindikatat”, thuhet në programin Qeverisës.

Poashtu kjo Qeveri e ka për synim që t’iu lehtësojë grave në Kosovës të bëjnë biznes.

- Advertisement -

Gjithashtu, do të punojmë për rritjen e punësimit të grave me fokus në të bërit biznes dhe krijimin e kushteve të favorshme e të bërit biznes dhe thjeshtimin e procedurave për eksport dhe import”, bëhet e ditur në program.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit