Melihate Tërmkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë

    0
    128

    Anëtarja e LDK’së, Melihate Termkolli, ka thënë se rrështimi kah Palestina, politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.

    Termkolli, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se zyrtarë palestinezë kanë dalë kundr pavarësisë së Kosovës, derisa kritika ka pasur edhe për deklarimet e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, për konfIiktin izraelito-palestinez.

    Nuk është as çështje e jona as takat i yni konfIikti mes Izraelit e palestinezëve! Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agrsive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaIoz”, thuhet në postimin e saj.

    Gjatë ditës, Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke e dënuar suImin ndaj palestinezëve nga forcat izraelite.

    “Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhu.nshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe pëdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa”, thuhet në postimin e tij.