11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haradinaj: Kurti e ka në tavolinë punën më të mirë të kryer nga unë për padi ndaj Serbisë, keni kujdes në të

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për padinë e mundshme ndaj Serbisë/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se do ta padisë Serbinë për gjencidin e kryer në Kosovës, e lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Haradinaj tha se gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në kushte konfidenciale ka përgatitur një dosje nga ekspertë të njohur në lidhje me padinë ndaj Serbisë.

“Qeveria Kurti ka një punë më të mirë të mundshme të gatshme. Puna ma e mirë e mundshme në këtë temë është bërë nën udhëheqjen time. Ai e ka përgatitjen e një materie potenciale, ai e ka në tavolinë, nuk duhet me u nxitu pa e marrë aprovimin ekspertëve se e fiton këtë rast, nuk duhet të veprojë”, tha ai.

Ai tha se padia ndaj Serbisë nuk është hajgare, por duhettë zgjedhet momenti i caktuar kur duhet të bëhet.

- Advertisement -

“Padia nuk është hajgare veç sa me livdu, duhet të zgjedhet momenti i caktuar, të merret një garanci që ta aprovojnë atë hapë sepse nëse e humb këtë rast atëherë i ke bërë dëmin më të madh ekzistencës tënde dhe iu kisha lutur të bëj kujdes në këtë.

E ka në tavolinë, materien më të lartë nga ekspertët me të njohur në botë nga ekspertiza globale që e ka punuar qeveria Haradinaj në konfidencialitet”, tha ai në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit