2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Në Prishtinë organizohet marsh për “solidarizim me popullin palestinez”

Rekomandime

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.

- Advertisement -

Në njoftimin që është bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar prej orës 12.

Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin solidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.

“Aktualisht populli palestinez në Jerusalemin lindor është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit. Si pasojë e suImeve nga autoritetet israelite vetëm përgjatë kësaj jave e kanë pësuar me jetë 24 palestinezë, përfshirë këtu 9 fëmijë, duke lënë edhe qindra të Iënduar.

- Advertisement -

Marshi mbahet të premtën në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.
Marshueset/it duhet të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin social gjatë marshimit”, thekson njoftimi.

Kjo organizatë Izraelin e quan shtet fashlst, ndërsa ia çanë hallin Palestinës.

- Advertisement -

Izraeli e ka njohur Kosovën, ndêrsa Palestina kërkon me ngulm shpërbërjen e shtetit të Kosovës. Ky vend në vazhdimësi i del fuqishëm krah Serbisë për çdo gjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit