3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rritet numri i fluturimeve nga Zvicra e Gjermania për në Kosovë, shkak Festa e Bajramit

Rekomandime

Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra dhe Gjermania u nisën për Kosovë këto ditë në prag të festës së Fitër Bajramit, duke shtuar kështu 16 fluturime më shumë nga këto dy vende.

- Advertisement -

Fluks të madh të udhëtimeve pati gjatë tërë muajt maj. Valentina Gara nga Aeroporti i Prishtinës tha për Kosovapress se këto ditë ka pasur fluks më të madh të fluturimeve, e kjo për shkak edhe të Festës së Bajramit.

“Gjatë muajit maj prej largimit të karantinës nga shteti Zviceran kemi pas deri më sot 16 fluturime shtesë, kryesisht fluturimet kanë qenë nga Zvicra dhe nga Gjermania. Sot është një ditë më e ngarkuar me qenë se edhe ditëve të mërkurë është ditë më e ngarkuar, mirëpo po ashtu për shkak të Festës së Bajramit, ndërkaq sa i përket tërë muajit kemi 40 fluturime shtesë”, tha ajo.

Nga Aeroporti i Prishtinës tregojnë se në Kosovë nga data 1 deri më 12 maj kanë arritur 22 mijë e 500 udhëtarë.

- Advertisement -

Prej datës 1 deri me datën 12 maj janë ateruar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë në ardhje dhe me 14 mijë udhëtarë në shkuarje”, tha ajo për KosovaPress.

Sipas zëdhënëses së ANP “Adem Jashari” edhe nesër pritet të vijnë rreth 11 aeroplanë me udhëtarë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit