11.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Izraeli e refuzon armëpushimin e kërkuar nga Hamasi, përgatitet të futet në Gaza me këmbësori

Rekomandime

Ushtria e Izrealit po bën gati një plan për një ndërhyrje të mundshme të këmbësorisë në Gaza. Kjo pasi kryeministri izraelit Netanyahu e ka lajmëruar kabinetin e tij se e ka refuzuar propozimin e Hamasit për armëpushim, të cilin e ka bërë përmes Rusisë.

- Advertisement -

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se planet për sulme – të cilat janë në fazën fillestare dhe nuk janë aprovuar akoma – do t’i prezentohen udhëheqësve të ushtrisë izraelite të enjten, të cilët më pas do ta vlerësojnë nëse duhet t’i prezantohen edhe Qeverisë.

Ndërkaq, edhe turmat racste kanë vazhduar t’i rrisin suImet nëpër Izrael. Gjatë së mërkurës mbrëma, hebrenjtë e ekstremit të djathtë kanë vërshuar rrugët, në kërkim të arabëve, ndërsa qytetarët palestinezë të Izrealit po përpIasen me policinë.

Planet për intensifikimin e aksioneve erdhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij se Izraeli e ka refuzuar një propozim të Hamasit, grupit ushtarak që e drejton Gazën, për armëpushim, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

Oferta për armëpushim është bërë të martën, përmes ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, e cila ka transmetuar fjalët e një zyrtari të lartë të Hamasit, që ka thënë se grupi islamist është i gatshëm që të ndalen suImet në të dyja anët.

Ushtria izraelite ka kryer suIme ajrore në Gaza nga e hëna, duke vrarë kështu katër komandantë të Hamasit dhe funksionarë të tjerë këtij grupi. Dy ndërtesa të larta në Gaza, në të cilën gjenden apartamente dhe zyra, ishin target e suImeve.

- Advertisement -

Së paku 72 persona janë vrarë në Gaza, përfshirë edhe 16 fëmijë, sipas ministrit të shëndetësisë. Shtatë persona janë vrarë në Izrael nga sulmet ajrore të Hamasit, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë të Izraelit. Në mesin e të vrarëve izraelit është edhe një djalë 5-vjeçar të mërkurën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit