Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, Nora Krasniqin, si dhe kryeshefin e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ardian Rugoven.
Krasniqi dhe Rugova kanë mbajtur këto pozita në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Mësohet se shkarkimi i tyre vjen për shkak të performancës së dobët.