Për herë të parë, në Prishtinë dhe në Beograd është marshuar për qëllim të njëjtë. Para dy ditësh, pankartat pro Palestinës kanë marrë Beogradin. Në disa sosh shkruhej se Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet.
Gjatë ditës, në Prishtinë është mbajtur një marsh pro Palestinës dhe palestinezëve, e nxitur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe konfIiktit të përshkallëzuar izraelito-palestinez.
“Liria jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës” dhe “Liri Palestinës” ishin disa prej pankartave të cilat u prezantuan nga disa aktivistë, e aty u pa edhe – së paku – një deputet i Lëvizjës Vetëvendosje.
Ndërkaq, dy ditë më parë, siç kanë raportuar mediat serbe, disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar marsh në kryeqytetin e Serbisë.
Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar.
“Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”, thuhet në një nga pankartat e zbuluara nëpër rrugët e Beogradit.
Kjo pankartë kishte përmbajtje përkitazi me qëndrimin që misioni diplomatik i Palestinës në Beograd e shfaq herë pas herë.
Ndryshe, nga e hëna e kësaj jave, konfIikti mes Izraelit dhe palestinezëve është ndezur, si asnjëherë viteve të fundit.
Mbi 100 njerëz kanë humbur jetën në Gaza dhe shtatë të tjerë në Izrael që nga fillimi i javës.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës të enjten njoftoi se numri i palestinezëve të vr.arë ka shkuar në 119, përfshirë 27 fëmijë e 11 gra. Deri të enjten janë regjistruar edhe 580 të Iënduar.
Në një deklaratë të publikuar të premten në mëngjes, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni i ushtrisë izraelite kundër miIitantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë aq sa të jetë e nevojshme dhe se Hamasi do të paguajë një çmim të lartë për suImet me rakta.