13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rinas – Valëvitën flamujt, 27 nxënës nga Ukraina vizitë në Shqipëri

Rekomandime

27 nxënës nga Ukraina shkelën për herë të parë tokën shqiptare. Si të parin kujtim shkrepën këtë foto, duke valëvitur flamujt e dy vendev e.

Mes nxënësve ekselentë ishte edhe Olga, e lindur në Ukrainë por me origjinë shqiptare.

- Advertisement -

Për Shqipërinë ka dëgjuar të flitet nga prindërit të cilët janë kujdesur t`i lënë trashëgimi gjuhën e ëmbël shqipe.

“Më pëlqen shumë Shqipëria, jemi shumë të gëzuar që kemi ardhur.” Ajo, bashkëmoshatarët e saj si dhe 26 drejtorë shkollash janë ftuar nga Konsulli i Nderit i Ukrainës, Bledi Bajraktari, për të kaluar 7 ditë në vendin tonë.

“Jemi nje delegacion i ardhur nga Ukraina me disa drejtorë dhe nxënës shkollash. Vizita është në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit të Tiranës me qytetin Kharkovit. Doja të falenderoja Konsujt e Nderit të dy vendeve dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi marrëveshje mes shkollave tona”.

- Advertisement -

“Nuk kam dëgjuar për Shqipërinë më parë. Jam shumë i emocionuar të jem këtu, dëshiroj të mësoj më shumë për Shqipërinë dhe historinë e saj”.

“Vijmë për të njohur më tepër Shqipërinë, kemi mësuar disa të dhëna për vendin tuaj si p.sh që laget nga dy dete, është vend i bukur. Jam me fat që jam e zgjedhura e shkollës”.

- Advertisement -

Konsulli i Nderit tregon se qëllimi i kësaj vizite është njohja e të rinjve ukrainas me kulturën dhe historinë e Shqipërisë. “Shkëmbejmë eksperiencat mes dy vendeve, grupi i fëmijëve ka edhe shqiptarë.”

Nxënësit dhe shoqëruesit e tyre do të akomodohen në hotelet e Aler Travel, ndërsa gjatë një jave qëndrimi në vendin tonë përveç takimeve me bashkëmoshatarët shqiptarë do të vizitojnë disa qytete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit