2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbia vazhdon mosnjohjen e targave “RKS”, pamje se si kosovarët detyrohen t’i heqin ato në kufi

Rekomandime

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të kenë probleme në pikën kufitare Merdare, gjatë hyrjes në Serbi.

- Advertisement -

Ata po detyrohen t’i heqin targat e veturave të tyre, si kusht për të hyrë në territorin serb.

Indeksonline ka siguruar një video të bërë gjatë ditës së sotme, ku shihet qytetari nga Kosova teksa largon targat e veturës “RKS”, e më pas vazhdon rrugën.

Edhe pse Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Bruksel për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të dy shteteve, kosovarët që shkojnë apo kalojnë transit nëpër Serbi, janë të detyruar të largojnë targat “RKS” dhe të pajisen me targa “prova”.

- Advertisement -

Kjo po bën që qytetarët shpeshherë të përdorin targat “KS” për shkak se ato janë të pranueshme nga Serbia, ndryshe nga ato “RKS”.

Së fundi Qeveria Kurti ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, por ende nuk kanë dhënë një datë të saktë./Indeksonline/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit