-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Profesori amerikan: Serbia po privilegjohet nga BE-ja dhe ShBA-ja

Rekomandime

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mund ta kushtëzojnë Serbinë që ta njohë Kosovën me anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Serbia po privilegjohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

“Meqenëse nuk kemi asnjë ndikim në Serbi, ne e privilegjojmë atë. Serbia mund të sillet në mënyrë jodemokratike, ajo mund të bashkohet me Rusinë dhe Kinën”.

“Kjo duhet të marrë fund. Kjo përfundon kur ne e trajtojmë Serbinë si vendet e tjera, jo duke e vënë atë në një pozitë më të keqe, por jo në një pozitë më të mirë se të tjerët. Atëherë mund të kemi dy parime. Njëra nga BE dhe tjetra nga NATO”, ka thënë Joseph.

- Advertisement -

Joseph ka theksuar se pesë vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kushtëzojnë Serbinë që ta njohë Kosovën me anëtarësim në BE.

“Ato vende nuk duhet ta njohin Kosovën, por ato vende, së bashku me pjesën tjetër të BE dhe SHBA-të duhet të krijojnë një pozicion unanim në lidhje me Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit. Ato vende duhet të vendosin kufizime, sepse Serbia është një kandidat për anëtarësim në BE, dhe Kosova ka MSA-në me bllokun evropian”.

- Advertisement -

“Nëse pesë vende të BE-së kanë të njëjtin pozicion si Serbia, Rusia dhe Kina, atëherë Serbia nuk stimulohet të njohë Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar parimi i BE-së përcakton se Serbia dhe Kosova nuk mund të kryejnë agresion politik kundër njëra-tjetrës.

“Ato i mundësojnë BE-së dhe ShBA-ës të bëjnë diçka që nuk mund ta bëjnë tani, sepse nuk kanë mbështetjen e të gjitha vendeve, sepse pesë vende të BE janë të lidhura me Serbinë dhe Rusinë dhe Kinën në lidhje me çështjen e Kosovës”, ka thënë Joseph.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit