Në një grup privat në Facebook po bëhet thirrje për bojkotimin e produkteve të Izraelit. Në një postim të një anëtari nënvizohet barkodi i produkteve izraelite.
“Ju lus qe ta shpërndani dhe ta keni parasysh te gjithe”, shkruhet në postimin që të bashkëngjitur ka barkodin e produkteve izraelite dhe një mbishkrim në gjuhën angleze: “Numri identifikues i barkodit izraelit 729 – kurrë mos e blini këtë produkt. Derisa ata të bien në linjë me ne të tjerët.”
Postimi ka marrë 73 pëlqime, ndërsa në grupin privat, emri i të cilit – Peswaktlee – nënkupton se aty mund të anëtarësohen ose janë anëtarë ata që i falin pesë kohët e namazit, janë rreth 6 mijë e 500 anëtarë.