10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Asamblisti i VV-së organizoi marsh pro Palestinës, thotë se vetëm MPJ-ja e përkrahu Izraelin

Rekomandime

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në Prizren, Ilir Gashi ka organizuar sot një marsh solidarizues në mbështetje të Palestinës.

- Advertisement -

Asi në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se në marsh kanë marshuar për të gjithë viktimat civile që kanë pësuar në luftimet në mes të Izraelit dhe Hamasit.

“Nuk ishte protestë, por marsh solidarizues për viktimat civile. Nuk i ndajtëm ata. Marshi u organizua nga një grup qytetarësh së bashku me mua. Ishte aksion human dhe nuk ishe politik e as fetar. Vetëm aksion njerëzor”, deklaroi ai.

I pyetur, se a ishte në koordinim me partinë për organizimin e këtij marshi, ai tha se ishte një vendim individual i tij.

- Advertisement -

“Jo as që kemi pasur komunikim për një të tillë. Është një çështje shumë personale dhe nuk ka të bëj me subjektin të cilit unë i përkas. Mbështetja ndaj Izraelit ka qenë deklaratë e ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë ai.

Më tutje Gashi u deklarua edhe për qëndrimin e qeverisë dhe MPJ-së për këtë konflikt.

- Advertisement -

“Unë nuk kam parë ndonjë deklaratë të qeverisë, por vetëm të MPJ-së. jo nuk ka qenë askush nga komuna e Prizrenit. Nuk kemi bërë ftesa për zyrtarët komunalë. Ka qenë thirrje e hapur përmes ‘Facebook-ut’ dhe kush ka dashur ka ardhur”, deklaroi ai, në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit