Autoriteti Izraelit i Tokave, organ qeveritar që merret me menaxhimin e tokave publike, njoftoi për hapjen e afatit për shprehjen e ofertave nga kompanitë e ndërtimit që të angazhohen për zhvillimin e lagjes Lifta në Jerusalem, raporton gazeta izraelite, The Jerusalem Post.
Plani i zhvillimit, posa të nënshkruhet, do të mbetet në fuqi për 98 vjet, me mundësi që marrëveshjes t’i zgjatet afati më vonë, raporton kjo gazetë.
Në këtë lagje do të ndërtohen 259 njësi banimi si dhe do të ketë hapësirë për një hotel dhe zhvillim të tregtisë. Fituesi i tenderit do të jetë përgjegjës për koston fillestare të ndërtimit, përfshirë instalimin e rrjetit të ujësjellësit.
Lifta, të cilën hebrenjtë e quajnë Mei Neftoach, është lagjja më perëndimore e Jerusalemit. Ajo ishte braktisur në vitin 1948 dhe është zona e vetme arabe brenda Jerusalemit që ende nuk është risistemuar për banim.
Yakoub Odeh, 81 vjeç, ishte fëmijë 8-vjeçar, kur fshati ishte braktisur. Ai e shprehu zemërimin e ndier edhe nga të tjerët: “Ne jemi në dhimbje dhe shok. Ky vendim është ilegal”, tha ai.
Ish-anëtari i këshillit komunal, Yair Gabbai, tha se në lagjen e re do të ndërtohet edhe një sinagogë.