2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gani Koci publikon një dokument, thotë se është vendimi i Koshtunicës për lirimin e Kurtit

Rekomandime

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka publikuar një dokument në llogarinë e tij në Facebook. Sipas tij, ky është vendimi për lirimin e Albin Kurtit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Koci ka thënë se Kurti duhet ta dërgoj në prokurori, edhe vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij.

- Advertisement -

“Albin Kurti, duhet ta dërgoj në prokurori, edhe vendimin e Koshtunicës, per lirimin e “paIigjshëm” të tijë, nga mbajtja e dënimit me b urg?!”, ka shkruar Koci.

Ndryshe, reagimi i Kocit vjen pasi kryeministri Albin Kurti e quajti të dëmshëm letërkëmbimin në mes të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, lidhur me operimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës.

Ai ka thënë se e ka dërguar në Prokurori dhe se të njëjtën do ta ndryshojë, meqë e cilëson të dëmshme.

- Advertisement -

Marrëveshja në fjalë, që ka qenë shkëmbim i letrave, ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës, dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në vitin 2020. Unë s’kam akzuar sekretarin e NATO-s për atë shkëmbim të letrave, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës që e ka vendosur firmën në një shkresë të tillë. Një problematikë që i ka rrënjët 8 vjet më parë, nuk mund të rregullohet me vetëm një takim. Atëherë e kam referuar çështjen në Prokurori dhe tash çështja i mbetet prokurorisë në trajtim. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar, mos u brengosni”, ka thënë Kurti dje në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit