7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Biden i bënë presion Greqisë ta njoh Kosovën

Rekomandime

Mediet serbe po shkruajnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden po bën presion të ashpër mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Siç shkruan ‘Vesti online’ duke iu referuar burimeve të tyre diplomatike, “është e rëndësishmë për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.

- Advertisement -

Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA’ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, shkruan ‘Vesti Online’.

Sipas ‘Vesti Online’, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.

Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, një analist serb, Aleksandar Pavic ka thënë se “një operacion i madh presioni” po zhvllohet nga fuqitë perëndimore e sidomos SHBA’të.

Greqia është në një situatë të keqe financiare dhe i nënshtrohet presionit. Por do te befasohesha nëse kjo do të ndodhte sepse do të trondiste qeverinë greke pasi vendimi do të ishte shumë jopopullor. Presionet rreth Kosovës do të vazhdojnë patjetër. Pozicionet perëndimore po dobësohen dhe për këtë arsye ata nguten.”, tha Pavic.

- Advertisement -

Tash e një kohë të gjatë nëpër media është përfolur se Greqia pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës por një gjë e tillë ishte mohuar nga autoritetet greke. Mbetet në anën tjetër të shihet nëse raportimet në mediat serbe mund të kenë të vërteta brenda tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit