1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kimete Berisha zbulon se si Albin Kurti po bashkëpunon me PDK’në

Rekomandime

Njëra ndër përkrahëset më të mëdha të kryeministrit, Albin Kurti, opinionistja Kimete Berisha ka filluar me kritika dhe akuza në drejtim të Kurtit.

- Advertisement -

Së fundi, Berisha në një shkrim autorial në facebook ka kritikuar Albin Kurtin se po i përdor njerëzit e PDK-së për t’i ndrequr institucionet, të cilat sipas Kimete Berishës, i ka shkatërruar PDK tash e vite.

“Strategjia e Kryeministrit për të na prirë është interesante. Qeveria e tij po i përdorë’ ‘ushtrinë adninistrative të PDK-së’ për t’i ndrequr Institucionet që qe 20-të vite i kanë shkatërruar vetë! Taktikë origjinale kjo. Se Hitleri ka thënë ‘Veç ai që di të shkatërrojë, di të ndërtojë’. Edhe më e habitshme është t’i shikosh burra e gra të PDK-së duke pritur në rend për ta spiunuar ‘vetveten’ te qeveria e Albin Kurtit. Është e dhimbshme, ama veç pak e dhimbshme, kur i sheh ata që e kanë luftuar Albin Kurtin me mish e me shpirt shpërblehen nga qeveria e tij, e ata që e kanë përkrahur, ata ‘prit derisa ta ndërroj plloçën’! Dikush e ha veç me të keq! Albini. I duket dikushi veç ai që nuk e përfill. Albini”, shkruan Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

“Largohen nga pozitat ata që e luftuan Jugosllavinë e Vjetër dhe ndërkohë ngjallet tinëz një Jugosllavi e Re: ‘Od Vardara pa do Triglava, od Đerdapa pa do Jadrana’!”, shkruan ndër tjerash Berisha.

- Advertisement -

Ajo është shprehur e zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

“Sa më përket mua, unë jam e zhgënjyer. Sepse kam shpresuar dhe besuar me loçkën e zemrës se do të bëhet mirë. Lëre që s’është më mirë, por është edhe më keq se që ka qenë. Asgjë s’ka ndryshuar, veç që ‘paramilitarët e PDK-së në administratë’ tash po i shërbejnë qeverisë Kurti! Ndryshim i korruptuar dhe i shëmtuar! Nëse kjo të duket ‘ndryshim’- bujrum! Nëse ia do vetes të mirën – Unë të këshilloj ‘Kah sytë-këmbët’! E jo të përfundosh si ne, si në Jugosllavi, të hysh në kredi për ta blerë një palltë!”, shkruan Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

- Advertisement -

Ndër tjerash, Berisha ka paralajmëruar krijimin e PSD 2 brenda qeverisë së Albin Kurtit.

“Ama unë shoh diçka që Albin Kurti nuk e sheh. E shoh lindjen dhe zhvillimin e PSD 2 në qeverinë e tij! Ky është lajm i mirë!”, shkruan opinionistja, Kimete Berisha, e cila njihet si një nga përkrahëset më të mëdha të Albin Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit