-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes pagën e parë e jep për blegtorët llapjanë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka njoftuar se pagën e parë e ka dhënë donacion për blegtorët e Llapit.

- Advertisement -

Sot ai vizitoi fshatrat në Llapashticë të Poshtme, Llapashticë të Epërme, në Metergofc e Herticë, ku ka dhuruar pajisje për mjeljen e lopëve.

“Në respekt të punës e angazhimit të tyre, paga ime e parë si deputet shkon në përkrahje të BLEGTORËVE LLAPJANË, atyre që i vizitova gjatë fushatës elektorale dhe bashkëbiseduam për kërkesat e tyre. Sot, në Llapashticë të Poshtme, Llapashticë të Epërme, në Metergofc e në Herticë, për dhurimin e makinave për mjeljen e lopëve, me kapacitet dy lopë në të njëjtën kohë! Domosdoshmëri vëmendja te ky sektor, që është shtyllë e zhvillimit të ekonomisë sonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit