9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kur pritet të liberalizohen vizat për kosovarët, tregojnë në ministrinë e Donika Gërvallës

Rekomandime

Problemit të kosovarëve në lidhje me udhëtimin e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, duket se do t’i vjen fundi.

- Advertisement -

Kjo pasi kanë mbetur vetëm edhe pak shtetet që kanë dyshime në lidhje me lëvizjen e lirë të kosovarëve për në zonën Schengen.

Kështu kanë thënë për Gazetën Infokus, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Bëjeni këtë para se të shkoni në shtrat për të hequr infeksionet
Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla –Schwarz, deklaroi se janë të përkushtuar për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovës mundësinë që të lëvizin lirshëm si çdo qytetar tjetër evropian.

- Advertisement -

“Qeveria e Kosovës në përgjithësi dhe MPJD në veçanti, këtë çështje shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e trajtojnë me intensitet në të gjitha takimet me palët skeptike, por edhe me partnerët evropianë, të cilët e mbështesin Kosovën në këtë rrugë. Eshtë i përditshëm përkushtimi për konkretizimin sa më të shpejtë të kësaj çështjeje, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm si çdo qytetar tjetër evropian”, kanë thënë nga kjo ministri.

Nga ky institucion, kanë treguar për Gazetën Infokus, se Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

“Mund të numërohen në një dorë shtetet të cilat janë ende skeptike rreth këtij procesi. Përkushtimi dhe veprimet konkrete të Qeverisë në drejtim të forcimit të rendit dhe ligjit do të jenë argumentet më bindëse për të larguar skepticizmin që është ende prezent në këto pak shtete”, thuhet në përgjigje.

Se kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë dhe të marrin liberalizimin e vizave ka deklaruar edhe shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

Borrell u shpreh se duhet bërë përparim në këtë çështje, duke theksuar se ai personalisht do të mbështes një gjë të tillë.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë proces dhe ne tani duhet të bëjmë përparim në këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë.”, ka deklaruar Borrell.

Ndryshe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ose siç njihet si liberalizmi i vizave, në diskursin e politikës brenda dhe jashtë vendit, ka nisur që nga viti 2010./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit