0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Këshilltari i Macronit: Liberalizimi i vizave mbetet vetëm një ëndërr, s’do të ndodhë as në 2021

Rekomandime

Gerard Araud, këshilltari i presidentit të Francë, Emmanuel Macron, ka thënë se heqja e vizave për kosovarët mbetet një ëndërr dhe nuk ndodhë as në vitin 2022.

- Advertisement -

Araud ka dhënë këtë deklaratë, në një replikë me Bernard Nikaj, ish-ambasadorin e Kosovës në Francë, i cili e ka pyetur këshilltarin e Macronit për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nikaj në shkrimin e tij ka thënë se shpreson që Franca gjatë vitit 2022, do t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, mirëpo Araud i ka thënë se “po ëndërron”, duke ia bërë me dije se kjo nuk do të nodhë.

- Advertisement -

“Në vitin kur mbahen zgjedhjet presidenciale dhe legjislative? Po ëndërron”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Macronit, Gerard Araud.

Kujtojmë, që ky debat ka ardhur pas reagimit të Araud ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, i cili tha se heqja e vizave për qytetarët kosovarët është vonuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit