Gazetari Halil Matoshi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti e vendos masën e reciprocitetit me Serbinë, në mbrëmjen e asaj dite nuk do të jetë më kryeministër.
Matoshi ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari që tha se vendosja e reciprocitetit nuk është zgjidhje e problemeve.
Ai është shprehur se premtimin për reciprocitet Kurti e ka përdorur si strategji për t’ fituar zgjedhjet dhe më këtë ka mashtruar popullin.
Matoshi tha se Kurti ka mbjellë iluzione te qytetarët e Kosovës.
“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi në Kanal10.