Lushtaku: I kërkuam Kurtit të qëndrojë me neve në Likoc, s’jemi fajtor që s’pati kurrë vullnetin e as guximin

0
222
Sami Lushtaku

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka deklaruar deklaruar mbrëmë se kryeministrin e tanishëm të vendit, Albin Kurtin e ka pasur bashkëIuftëtarë.

Duke komentuar një deklaratë të dhënë ditë më parë nga Albin Kurti se skena politike e Ballkanit Perëndimor duhet pastruar nga krlmineIët e Iuftës, Remi tha se në vendin tonë nuk ka pasur krlme Iufte nga çlirimtarët, derisa shtoi se Kurtin e ka pas bashkëIuftëtarë.

Kjo deklaratë e ish-komandant Remit bëri bujë të madhe, e lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i lartë i PDK-së, Sami Lushtaku.

Ish-komandanti i UÇK-së, Lushtaku tha për lajmi.net se Albin Kurti as nuk ka pasur vullnetin e as guximin që të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Madje ai ka kujtuar edhe një moment të Kurtit kur i kishte vizituar pjesëtarët e UÇK-së në Likoc të Drenicës.
“E mbaj në mend kur ka ardh në Likoc e ne kemi kërku me qëndru me neve, por ai nuk ka pranuar dhe ai kurrë s’ka qenë ushtar i UÇK-së”, tha Lushtaku.

Lushtaku theksoi se Kurti kurrë s’ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Edhe pse pas Iuftës atij i ka mbet merak, por na nuk jemi fajtor pse ai kurrë nuk e ka pas as vullnetin e as guximin”, shtoi Lushtaku.

Lidhur me deklaratën e Komandant Remit kanë reaguar edhe ish-pjesëtarë të shumtë të UÇK-së ku theksuan se Albin Kurti gjatë Iuftës ka qenë vetëm përkthyes i Adem Demaçit dhe në momentin që Demaçi kishte mbyllur zyrën ai nuk ka qenë pjesë e Iuftës në asnjë zonë.

Por është vetë Albin Kurti që dikur në një dokumentuar të realizuar gjatë kohës së Iuftës në Kosovë ku flasin aktivitë e artistë të shumtë në Prishtinë, ai pati deklaruar se personalisht nuk do të kapte kurrë ar.mën, pasi dëshiron që ndryshe t’i zgjidhë problemet.

“Nuk mund të kesh një Iuftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj Iufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga Iuftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdkur.

Nuk do ta kapja kurrë një ar.më në dorë. E kam thënë se mes Iuftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dh’unë”, tha Kurti në këtë dokumentar.