Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në emisionin “KallxoPernime” ka folur për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë. Ai ka dal kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për formën e vettingut, pasi sipas tij, vettingu duhet të bëhet nga vet sistemi i drejtësisë dhe jo nga ministria.
Lumezi tha se as ministria, as kryeministria, as presidenca dhe askush tjetër nuk mund të bëjë më mirë vettingun sesa vet Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Non stop po flitet për vetting, atë duhet ta bëjmë ne, bartësit e institucioneve të drejtësisë, po edhe neve dikush të na mbikëqyrë dhe të shihet a jemi të pastër, a kemi integritet, a kemi profesionalizëm, nëse nuk e meritojmë të jemi në këto pozita, duhet të shkojmë në shtëpi, po nëse e meritojmë, duhet ta bëjmë ne vettingun, sepse më mirë se ne as ministria as kryeministria as presidenca, as askush nuk mundet, sepse nuk e dinë çfarë është komuniteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Lumezi.