3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ehat Miftaraj pas raportimeve për Besnik Bislimin: Daja i mirë e rehaton nipin

Rekomandime

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pasi qeveria e Kosovës ka propozuar nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Miftaraj përmes një statusi në Facebook ka thënë daja e mirë e rahaton nipin.

“Daja i mire e rahaton nipin. Ky vend ka shprese per familjaret e partise ne pushtet. Populli mjafton me dal me votu”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mesin e të cilëve ndodhet një familjar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në mbledhjen e 12-të të mbajtur javën e kaluar, ekzekutivi procedoi në Kuvend propozimin për emërimin e Gëzim Tosunit dhe tre anëtarëve të tjerë vendorë në organin vendimmarrës të Agjencisë së Akreditimit (AKA). Paraprakisht, Tosuni dhe të tjerët i ishin rekomanduar qeverisë nga një komision i posaçëm qeveritar.

- Advertisement -

Për një votë pro propozimit të Tosunit – ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit – dorën e ngriti edhe daja i tij, Besnik Bislimi, njeriu i dytë i qeverisë. Insajderi, nga burimet e saj, është informuar se Tosuni është nip i Bislimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit