2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sami Lushtaku zyrtarisht kandidat për kryetar të Skenderajt

Rekomandime

Sami Lushtaku do jetë zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt, nga radhët e PDK’së.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur dega e Skenderajt e Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Express.

Në të thuhet se paraprakisht është mbajtur një takim mes Lushtakut dhe kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

“Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt

- Advertisement -

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.

Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit